'S'ka asnjë justifikim për dhunën' - Ambasada e Italisë reagon për sulmet ndaj gazetarëve

'S'ka asnjë justifikim për dhunën' - Ambasada e Italisë reagon për sulmet ndaj gazetarëve

16:22, 26/12/2022

Ambasada e Italisë në Kosovë ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të Klan Kosovës në Zupç të Zubin Potokut, ku ka shprehur solidaritet për këtë televizion.

Kjo ambasadë, përmes një postimi në Twitter, tha se dhuna nuk justifikohet.

“Nuk ka asnjë justifikim për dhunën. Synimi i gazetarëve është edhe më i egër. Solidariteti ynë për ekipin e Televizionit Klan Kosova dhe të gjithë gazetarëve në terren për punën e tyre themelore”, ka shkruar Ambasada e Italisë në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco