Katër të lënduar nga përplasja e katër veturave në rrugën Prishtinë- Gjilan

Katër të lënduar nga përplasja e katër veturave në rrugën Prishtinë- Gjilan

15:55, 26/12/2022

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Prishtinë- Gjilan.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, si pasojë e të cilit janë lënduar katër persona.

“Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco