Emërimi i Vitisë si ministër i shëndetësisë, Haxhiu ka një pyetje për Kurtin

Emërimi i Vitisë si ministër i shëndetësisë, Haxhiu ka një pyetje për Kurtin

15:05, 26/12/2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se riemërimi i Arben Vitisë si ministër i shëndetësisë është vazhdim i degradimit të shëndetësisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur Kurtin se a ka dhënë dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit?

Ai ka shtuar se pozita e drejtorit në laboratorin Olive e Vitisë dhe kthimi tani si ministër, shton dyshimet për konflikt të interesit.

Postimi i tij i plotë:

Me riemrimin e Arben Vitisë, LVV vazhdoi degradimin e shëndetësisë duke e vendosur pozitën e ministrit të shëndetësisë në pazar dhe interes të sektorit privat.

Pyetja që i duhet bërë sot Albin Kurtit është se, a ka dhënë ende dorëheqje nga Komision Ekzekutiv për Shëndetësi, a është më mirë pa ministër apo me një ministër të dështuar me konflikt të supozuar të interesit?

Albin Kurti duhet të jap përgjegjësi dhe të tregoj se përse që tre muaj nuk është emëruar Ministri i Shëndetësisë, apo ka pritur derisa Arben Vitia të përfundoj barazimet me sektorin privat?!

Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në minister, dyshohet për konflikt të interesit.

Pas Raportit të Auditorit për vitin 2021 ku ishin gjetur afro 12 milion euro keqpërdorime në shëndetësi në kohen sa ky dikaster udhëheqej nga Arben Vitia, riemërimi i Arben Vitisë është lajm i keq për shëndetësinë tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco