'Do të përfitojnë 230 familje', Përparim Rama njofton për lagjen që po lidhet me Termokos

'Do të përfitojnë 230 familje', Përparim Rama njofton për lagjen që po lidhet me Termokos

14:00, 23/12/2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton se ka nisur instalimi i sistemit të lidhjes me ngrohje qëndrore të një pjesë të lagjes Lakrishtë.

Sipas njoftimit të kryetarit në Facebook, instalimi po bëhet në një sipërfaqe prej 17 mijë e 500 metrash katërore dhe se nga ky instalim do të përfitojnë 230 familje të lagjes “Lakrishtë”.

“Ka filluar instalimi i sistemit të ngrohjes edhe në lagjen “Lakrishtë” me një sipërfaqe prej 17500 metrash katrorë, nga e cila do të përfitojnë 230 familje”, thuhet në postimin e Ramës, transmeton Syri.net Kosova

Komuna e Prishtinës ka premtuar zgjerim të rrjetit të ngrohjes së Termokosit në lagjes jashtë qendrës, të cilat nuk kanë pasur qasje në ngrohjen qendrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco