Abdullahu për partinë e tij: PDK-ja, partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë

Abdullahu për partinë e tij: PDK-ja, partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë

13:52, 23/12/2022

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, mendon se PDK-ja është partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se lëvizjen ilegale, themelimin e UÇK-së, shpalljen e pavarësisë dhe shtet ndërtimin e kanë bërë themeluesit e kësaj partie, transmeton Syri.net Kosova

“Të gjitha këto vlera e koncepte, puna e sakrifica, ndryshime e zhvillime i kanë bërë - më së shumti, mbi të gjitha e parasegjithash - njerëzit që kanë qenë dhe janë themelues, aktivistë dhe bartës të punës dhe përgjegjësive, për shumë dekada, e që unifikohen sot në një emër të përbashkët – PDK. Poshtë populizmi”, ka shkruar Abdullahu.

Shkrimi i tij:

PDK është partia më e madhe e të gjitha kohërave në Kosovë.  
• Lëvizja Ilegale e shtrirë në disa dekada në Jugosllavi, me qindra mijëra aktivis të gjeneratave të ndryshme të organizuar me gatishmërinë për flijim, me qëllimin në përmbajtje për t'u pavarësuar nga Serbia dhe Jugosllavia, por edhe për t'u bashkuar me Shqipërinë. 
• Themelimi i UÇK-së si përgjigje e dinjiëtshme ndaj dhunës gjenocidale të Serbisë. Me UÇK-në u arrit edhe një herë, uesternizimi i vullnetit politik i Kosovës për pavarësi, por tani në mënyrën e saj më të ndershme dhe më të lartë - me pushkë në dorë. 
• Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, shtetndërtimi i mundimshëm deri te demokratizimi i fuqishëm.
• Qëndrimi në pushtet pas luftës më e gjata për nga koha e legjitimuar ndonjëherë me votën e lirë të qytetarëve. 
• Ndërtimi dhe zhvillimi brenda kësaj periudhe, më të mëdhat që ka përjetuar ndonjëherë Kosova. 
- Të gjitha këto vlera e koncepte, puna e sakrifica, ndryshime e zhvillime i kanë bërë - më së shumti, mbi të gjitha e parasegjithash -  njerëzit që kanë qenë dhe janë themelues, aktivistë dhe bartës të punës dhe përgjegjësive, për shumë dekada, e që unifikohen sot në një emër të përbashkët – PDK. 
Poshtë populizmi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco