Konjufca nervozohet me Ganimete Musliun: Mos m’u përzi në profesion, kujdes

Konjufca nervozohet me Ganimete Musliun: Mos m’u përzi në profesion, kujdes

13:38, 23/12/2022

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK’së, Ganimete Musliut, lidhur me një shprehje që ajo ka përdorur në seancën e sotme.

Konjufca i kërkoi Musliut që të mos i përzihet në profesion, pasi ajo tha “mos filozofo”.

“Gane, kujdes mos mu përziej në profesion, kur po thu mos filozofo. Me filozofu nuk është fort kolaj. Si unë me të thanë ty mos juridizo a çka me të thanë”, ka thënë Konjufca.

Deklarata e Konjufcës ka shkaktuar të qeshura, por ai vetë ishte më serioz.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco