Nora Kursani-Demjaha emërohet u.d e kryeinspektores së shëndetësisë

Nora Kursani-Demjaha emërohet u.d e kryeinspektores së shëndetësisë

12:43, 23/12/2022

Nora Kursani-Demjaha është emëruar ushtruese e detyrës së kryeinspektores së Inspektoratit Shëndetësor.

Nora Kursani-Demjaha është emëruar në këtë pozitë pas lirimit nga detyra të Shaban Osmanajt.

Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë ka informuar se pas rastit të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë është liruar nga detyra u. d. i kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

MSh ka potencuar se në rastin në fjalë ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit.

“Konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor. Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ripërsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale. Në të njëjtën kohë shprehim mbështetjen për Prokurorinë e Policinë që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”, ka bërë të ditur MSh.

Ndryshe, gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellë me çarçafë nga personeli mjekësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco