Familja kërkon ndihmë për Fitim Mehmetin, vuan nga kanceri në kanalet urinare

Familja kërkon ndihmë për Fitim Mehmetin, vuan nga kanceri në kanalet urinare

10:53, 23/12/2022

Fitim Mehmeti  nga Prishtina ka nevojë për ndihmë.

Këtë e ka bërë të ditur gazetarja Flutura Gashi Mehmeti, njëherit edhe bashkëshortja e Fitim Mehmetit.

“Vajza e agjës së tij që jeton ne Gjermani, Fjolla Mehmeti Hakaj, ka hapur një fond atje ku secili, aq sa ka mundësi, mund të na ndihmojë. Faleminderit shume paraprakisht!”, ka shkruar ajo.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë, kancer në kanalet urinare dhe urgjentisht duhet trajtimi jashtë vendit, për të cilin familja nuk ka mundësi financiare.

Familja Mehmeti kërkon ndihmën e qytetarëve zemërmirë, të cilët kanë mundësi sado pak të kontribuojnë në sigurimin e mjeteve financiare për Fitimin.

Këtu mund të klikoni për ta hapur fondin:

Postimi i plotë:

Pershendetje miq,

Pas nje operacioni te rende dhe te kushtueshem ne majin e vitit te kaluar ne Turqi, bashkeshorti im eshte diagnostikuar keto dite serish me kancer ne kanalet urinare. Per semundjen do te duhet serish trajtimi jashte vendit, qe pritet te kushtoje serish shume, dhe qe do te jete i paperballueshme per ne si familje. Vajza e agjes se tij qe jeton ne Gjermani, Fjolla Mehmeti Hakaj, ka hapur nje fond atje ku secili, aq sa ka mundesi, mund te na ndihmoje. Faleminderit shume paraprakisht!

Me poshte mund te klikoni per ta hapur fondin:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco