Disa deputetë të VV-së kundërshtojnë fotografinë që e bleu qeveria

Disa deputetë të VV-së kundërshtojnë fotografinë që e bleu qeveria

10:56, 23/12/2022

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, dolën sërish kundër Qeverisë Kurti. Kësaj radhe ata kritikuan qeverinë pse bleu një fotografi që i dedikohet komunitetit LGBTQ+. 

I pari që e nisi këtë reagim ishte Gramoz Agusholli, deputet i VV-së nga Peja, i cili e postoi një fotografi të grupit artistik “Havei” të titulluar “Shën Valentini”, ku shihen 4 vajza teksa puthen në një shesh në Prishtinë.

Por, kjo fotografi, sipas vetë Agushollit, i kishte shkaktuar “dhunë psikologjike”. E përkrahje Agushollit i dhanë dy deputetë të tjerë të VV-së: Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, të dy deputetë që votuan kundër projekt-kodit civil. 

Çka tha Agusholli?

Deptuteti nga Peja duket të jetë befasuar nga fotografia e grupit “Havei”, të cilën shteti i Kosovës e ka blerë në një thirrje të mëhershme. E befasinë e tij e shfaqi edhe në publik.

Agusholli shkroi se fotografia për të cilën “janë ndarë 10 mijë euro nga buxheti i Kosovës”, e ka dhunuar psikologjikisht.

Për këtë foto janë ndarë 10 mijë euro prej buxhetit të Kosovës. Me taksat tona financohet ky projekt “arti”.

Absurde është tendenca që dhunshëm me “normalizu”seksualitetin e dikujt. Dhunë psikologjike mbi ne dhe fëmijët tonë.”, shkroi ndër të tjera Agusholli në profilin e tij në Facebook.

“Askujt mbi këtë tokë nuk po i intereson çka bëni ju nëpër shtëpitë tuaja. Pse po besoni që keni kaq shumë relevancë?!

Shumë zor po i japin disa, e prapë as nuk po i dojnë as nuk po i pranojnë.

Krejt aparatin propagandistik, fondet dhjetëra milionëshe, edhe rezultati ne fund zero.

Për disa përshkrimi i punës: Ndjekim fonde!

Sqarim për fund: Te unë nuk pinë ujë: cancel kultura, presioni, shantazhi e aq më pak ofendimet.”, shkroi tutje ai.

Përkrahja e parë erdhi nga dy kolegë të tij. Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

Komisioni i paska hyp skijave” – ishte komenti i Visar Korenicës, deputet nga komuna e Rahovecit.

Ndërsa, Rrahmani nuk bëri asnjë koment në shpërndarjen që i bëri mesazhit të Agushollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco