Enver Peci betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

Enver Peci betohet si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese

17:34, 16/12/2022

Enver Peci e ka dhënë sot betimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ai e ka dhënë betimin para Presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

“Presidentja Osmani e ka uruar z. Peci për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese dhe ka potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjyqtari Peci është betuar se do t`i qëndroj besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t`i respektoj rregullat e etikës profesionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco