Pjesë nga biseda e Salih Mustafës me të bijën pas vendimit të gjykatës: Serbët nuk i keni më aty

Pjesë nga biseda e Salih Mustafës me të bijën pas vendimit të gjykatës: Serbët nuk i keni më aty

17:25, 16/12/2022

Vajza e Salih Mustafës, Buna, ka publikuar një pjesë nga biseda që kishte me të atin pas shpalljes së vendimit me dënim prej 26 vjetësh burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë”, ka shkruar ajo.

Derisa ajo ka nxjerr edhe atë që i ka thënë Mustafa: “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë”.

Buna Mustafa ka thënë se pavarësisht dënimit morali të Salih Mustafa është i lartë.

“Faleminderit familjarëve, miqve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njëjtën pyetje: ‘Në emër të cilit popull?’”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco