Konjufca për buxhetin e vitit 2023: Me dasht, mund të arrihen kompromise të mira

Konjufca për buxhetin e vitit 2023: Me dasht, mund të arrihen kompromise të mira

11:28, 15/12/2022

Në seancën e sotme në Kuvend në rend dite është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca theksoi se nëse deputetët duan, mund të arrihet një kompromis rreth këtij buxheti.

“Mund të arrihen kompromise të mira për këtë buxhet me dasht”, theksoi kryeparlamentari Konjufca.

Më 17 nëntor, me 64 vota pro është miratuar në parim Projektligji për ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.

Projektbuxheti për vitin 2023 arrin vlerën e rreth 3.2 miliardë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco