Hoti: Ligji për buxhetin 2023 është antikushtetues

Hoti: Ligji për buxhetin 2023 është antikushtetues

11:12, 15/12/2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin e vitit 2023 i cili ka shkuar në kuvend për votim në lexim të dytë.

Hoti ka thënë se Ligji për buxhetin është antikushtetues, ashtu sic është paraparë.

“Kemi kërkuar evidentim të premtimeve tuaj dhe nuk e keni bërë as këtë. Ka anomali substanciale. Ligji në nenin e caktuar është qartë antikushtetues. Ministri as nuk ka dashur të reflektojë dhe nuk e ka argumentuar. Ky ligj mund të përfundojë direkt në Gjykatën Kushtetuese”.

“Mjetet e ndara për një rrugë në Prishtinë nuk mund të barten për një rrugë në Gjilan apo Mitrovicë”, është shprehur Hoti.

Sipas tij në të kaluarën nuk ka ndodhur që shumica e buxhetit të mbahet si kontigjencë në Ministrinë e Financave.

Hoti ka përmendur si anomali në buxhet edhe investimet e reja kapitale ku gjysma e tyre nga mbi 51 milionë janë lënë për katër komuna me të cilat qeverisë Lëvizja Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco