Lushtaku: Ky do të jetë buxheti i parë që do të shqyrtohet nga Kushtetuesja

Lushtaku: Ky do të jetë buxheti i parë që do të shqyrtohet nga Kushtetuesja

11:09, 15/12/2022

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për Projektligjin për buxhetin, i cili sot po shqyrtohen në Kuvend në lexim të dytë.

Ai ka thënë se Ministria e Financave nuk ka marrë parasysh asnjë kërkesë të opozitës.

Lushtaku ka thënë se ky do të jetë Projektbuxheti i parë që do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese.

“Do të jetë buxheti i parë i Republikës së Kosovës që do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese për shkak një amandamenti që e ka propozuar ministri i financave. Nga ai shihet qarët se është i interesuar që buxhetin vetanak të komunave të Kosovës të ia marr dhe atë ta drejton në komunat e tyre”, ka thënë Lushtaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco