Kurti udhëtoi në Pragë të Çekisë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kurti udhëtoi në Pragë të Çekisë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

10:30, 15/12/2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Pragë të Republikës së Çekisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë qëndrimit të tij, ai fillimisht do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.

Pastaj, kryeministri Kurti do të pritet nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Sot në ora 13:00, kryeministri Kurti, në emër të Republikës së Kosovës, i dorëzon Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco