Pas fjalimit të presidentes, Kuvendi i mban edhe dy seanca

Pas fjalimit të presidentes, Kuvendi i mban edhe dy seanca

08:07, 15/12/2022
Pas adresimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani, Kuvendi i Kosovës do të mbajë edhe dy seanca.
 
Njëra është plenare dhe tjetra e jashtëzakonshme.
 
Seanca e parë nis nga ora 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
 
Seanca e jashtëzakonshme do të jetë nga ora 13:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
 
Rendi i plotë i ditës së Kuvendit:
 
Seanca plenare
 
Rendi i ditës:
 
Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
 
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 09:30.
 
Seanca plenare
 
Rendi i ditës:
 
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
 
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 10:00.
 
Vazhdimi i Seancës plenare
 
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 12:00.
 
Seancë e jashtëzakonshme
 
Rendi i ditës:
 
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
 
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 13:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco