FSK hap dyert për ushtarët e rinj

FSK hap dyert për ushtarët e rinj

07:58, 15/12/2022
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka hapur konkurs për pranimin e ushtarëve të rinj. Bëhet fjalë për pranimin e 612 ushtarëve aktivë dhe 388 ushtarëve rezervë.
 
Ky konkurs është i hapur nga data 15.12.2022 deri më 15.01.2023
 
Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit:
 
· Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,
 
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
 
· Të ketë të përfunduar shkollën e mesme,
 
· Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
 
· Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
 
· Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
 
· Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçarë në datën e aplikimit;
 
· Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra.
 
· Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen);
 
Linku për Aplikim: https://bit.ly/3PpgT5n

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco