Kurti sot në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Kurti sot në Pragë dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

07:55, 15/12/2022
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë në presidencën çeke.
 
Në Pragë, Kurti pritet që edhe zytrtarisht ta dorëzojë aplikimin e Kosovës për në BE.
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës me delegacion, do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve do të ketë konferencë e përbashkët për media.
 
Kujrojmë se të mërkurën e 14 dhjetorit presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti e kanë nënshkruar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Krerët e shtetit e kanë vlerësuar këtë si ditë historike dhe si një lëvizje drejt jetësimit të ëndrrës së kamotshme të popullit të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco