Kurti pas arritjes së marrëveshjes për viza: Po konfirmohet progresi ynë drejt BE-së

Kurti pas arritjes së marrëveshjes për viza: Po konfirmohet progresi ynë drejt BE-së

23:29, 14/12/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi është arritur marrëveshja për liberalizim të vizave mes Këshillit dhe Parlamentit të Bashkimit Evropian, në të njëjtën ditë kur u nënshkrua aplikimi i Kosovës në BE.

Kurti përmes një cicërime në Twitter tha se këto dy zhvillime, që u bënë njëkohësisht, dëshmojnë progresin e Kosovës drejt BE’së.

“Sot, kur Republika e Kosovës bëri hapin e saj të parë drejt anëtarësimit në BE, Këshilli dhe Parlamenti i Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë deri në janar të vitit 2024 – konfirmim më i madh i progresit tonë në agjendën e reformave të BE-së”, shkroi kryeministri Kurti në Twitter.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco