Kurti: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës dhe cilësor

Kurti: Kosova ka nevojë për një regjistrim gjithëpërfshirës dhe cilësor

23:54, 09/12/2022

Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në tryezën e Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), ku është folur për regjistrimin e popullsisë së Kosovës.

Përmes një komunikate për medie nga Kryeministria bëhet e ditur se kryeministri Kurti i ka kushtuar rëndësi të veçantë projektit të regjistrimit të popullsisë dhe në përgjithësi statistikave, duke kërkuar nga stafi i Zyrës së Kryeministrit që të kenë një koordinim të ngushtë dhe bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për një regjistrim të suksesshëm.

“Rezultatet e regjistrimit me karakteristikat e tyre që përfshijnë shtrirjen gjeografike të popullsisë, kushtet sociale, ekonomike, madhësinë e përbërjen e ekonomive familjare, nivelin e edukimit e të tjera, edhe për zonat e vogla ose nëngrupet e popullsisë janë shumë të nevojshme për hartuesit e politikave, si dhe për institucionet qendrore, ashtu edhe ato lokale me qëllim ofrimin e shërbimeve, duke u bazuar në të dhëna”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në tryezën me temë Regjistrimin e Popullsisë të organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. 

Tutje, ai u shpreh se është i njoftuar për shumë detaje dhe sfida që ka projekti i regjistrimit dhe kam shprehur gatishmërinë për të gjetur një rrugë e cila ndihmon projektin e regjistrimit dhe që regjistrimi si i tillë të jetë i suksesshëm”, u shpreh kryeministri.

Po ashtu, kryeministri Kurti vlerësoi se përfshirja e institucioneve lokale dhe atyre ndërkombëtare dhe rrugëtimi i përbashkët në një projekt të tillë të rëndësishëm garanton një regjistrim të suksesshëm, cilësor dhe gjithëpërfshirës dhe që do ta bënte regjistrimin të ishte storie e suksesit.

Me këtë rast, kryeministri tha se Qeveria e Kosovës, ka ndarë rreth 12 milionë euro për projektin e regjistrimit, thuhet mes tjerash në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco