Qeveria demanton propagandën serbe: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale

Qeveria demanton propagandën serbe: Në veri policia e rendit, jo njësitë speciale

22:33, 08/12/2022

Sonte në veri është rritur prezenca e forcave policore, pas tensioneve që mbizotëruan në atë pjesë të vendit shkaku i zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Lajmin e bënë të ditur nga vetë Policia e Kosovës, si dhe Ministri Sveçla.

Derisa disa media serbe në veri të Kosovës dhe ato në Serbi raportuan se janë dërguar trupa të Njësisë Speciale, një gjë të tillë e kanë mohuar nga Qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, ka thënë se nuk bëhet fjalë për Njësi Speciale mirëpo thjesht për policë të rendit.

“Bëhet fjala vetëm për policinë e rendit, jo për ndonjë njësi tjetër”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Sveçla, në deklarimin e tij, iu bashkangjit njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, me ç’rast tha se sot është rritur prezenca e policisë në veri të vendit.

“Ditëve të fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor dhe qytetarëve në veri të vendit, rritja e prezencës policore me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët është vlerësuar e domosdoshme.

Sipas njoftimit tashmë zyrtar të Policisë së Kosovës, sot është shtuar prezenca e policisë së rendit në veri të vendit”, njoftoi Sveçla në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco