I preu qafën me thikë bashkëshortes nga xhelozia, burg përjetë shqiptarit

I preu qafën me thikë bashkëshortes nga xhelozia, burg përjetë shqiptarit

07:58, 04/12/2022

Një gjykatë në Greqi dënoi me burgim të përjetshëm  40-vjeçarin shqiptar Florand Shehu i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021.

Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre në Dhafni në Athinë. Shqiptari i preu fytin bashkëshortes me thikën e mishit që përdorte në lokaln dhe më pas u dorëzua në polici.

“Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, pati rrëfyer 40-vjeçari.

Vendimi për rastin e vrasjes është dhënë të mërkurën e kaluar nga gjykata, por është raportuar vetëm sot (3 dhjetor) nga mediat greke.

“Që në momentin e parë familja e vajzës së ndjerë dhe më pas avokatët mbrojtës mbështetën pretendimin për “gjendjen e qetë shpirtërore” në të cilën ndodhej i akuzuari, si dhe planfikimin që kishte bërë për vrasjen.

"Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja. Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës.

Megjithatë, vrasja mund të ishte shmangur nëse policia e thirrur nga 31-vjeçarja ditët e mëparshme do të hetonte më me kujdes telefonatat e saj.

Për këtë arsye ata u pezulluan dhe ndaj tyre nisi një hetim nga policia.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco