'Vrasja në QKUK do të shënojë për herë të parë dënimin me burgim të përjetshëm në Kosovë'

'Vrasja në QKUK do të shënojë për herë të parë dënimin me burgim të përjetshëm në Kosovë'

23:59, 30/11/2022

Rasti makabër i vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj, do të shënojë për herë të parë në Kosovë, dënimin me burgim të përjetshëm – kështu ka deklaruar avokati Besnik Berisha.

Sipas Berishës, një gjë të tillë e përcakton ligji, duke marrë për bazë secilën instancë.

Privimi nga jeta i një gruaje shtatzënë dhe zhdukja e menjëhershme e dorasit, sipas avokatit, janë faktorë që përcaktojnë dënimin e përjetshëm.

“Kjo qe ndodhi sonte ne oborrin e SHSKUK , ku ne rrethana akoma te panjohura ish bashkeshorti privoi nga jeta gruan shtatezene dhe u zhduke akoma pa gjurme, do shenoi denimin e pare ne Kosove me burgim te perjetshem (te konfirmuar ne secilen instance)”, tha ai.

“Ky denim mund te mos ekzekutohet vetem nese dorasi i jep aktgjykimin vetes akoma pa u denu nga gjykata. Keshtu mendoj une!”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco