Kurti gjen zëvëndësimin deri në emërimin e ministrit të ri

Kurti gjen zëvëndësimin deri në emërimin e ministrit të ri

15:39, 07/10/2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar menjëherë pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë dhe në pozitën e ushtrueses së detyrës e ka vendosur Dafina Gexha-Binjakun, shkruan Syri.net Kosova.

Vendimi është marrë sot nga shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Prishtinë, 7 tetor 2022

Pas dorëheqjes së tij, sot në Kryeministri, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij. Ai falënderoi Dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim, dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.

Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.

Njëkohësisht, Kryeministri Kurti sot ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës të Ministres në Ministrinë e Shëndetësisë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco