Dështon propozimi i Qeverisë, nuk votohen masat shtesë për gjendjen emergjente në energji

Dështon propozimi i Qeverisë, nuk votohen masat shtesë për gjendjen emergjente në energji

13:12, 29/09/2022

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për masa shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme të situatës me energji elektrike.

Për shkak të mungesës së kuorumit, ku vetëm 58 deputetë votuan pro propozimit të Qeverisë së Kosovës për masat shtesë të energjisë elektrike, ka dështuar votimi i këtij propozimi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri të ditur se për këtë propozim të Qeverisë së Kosovës kanë votuar vetëm 58 deputetë, gjë që nuk arriti votat e nevojshme, rrjedhimisht nuk pati kuorum. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco