Kriza me rrymë, Tahiri paralajmëron se muajt e dimrit do të jenë të tmerrshëm

Kriza me rrymë, Tahiri paralajmëron se muajt e dimrit do të jenë të tmerrshëm

13:07, 29/09/2022

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit ju drejtohet Qeverisë duke i akuzuar ata se kur nuk kanë arritë t'i mirëmbajnë në gusht termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dihet se çka do të pritet në muajin dhjetor.

Sipas tij, reduktimet do të jenë të pashmangshme.

“Nuk e di për çka është shpallë gjendja emergjente, çmimi eshte rritë, mungesë të energjisë elektrike ka, Qeveria është në heshtje nuk na thotë kurgjo”, tha Tahiri.

Ai shton Qeveria duhet të merret me këto probleme dhe të ketë sa ma pak reduktime, e mos të vie në shprehje ngritja e çmimit të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco