Reagon Matoshi, i thotë BIK-ut se feja s'duhet të përzihet në punët e shtetit

Reagon Matoshi, i thotë BIK-ut se feja s'duhet të përzihet në punët e shtetit

14:17, 27/09/2022

Gazetari Halil Matoshi ka kërkuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, të mos përfshihet në debatet, siç i quajti ai, shtetërore.

Reagimi i Matoshit vjen pasi Tërnava me anë të një konference për media mbështeti kërkesat e mësimdhënësve, por tha që greva duhet të ndalohet.

“Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit! Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit, pra mospërfshirja e fesë në çështjet politike”, ka shkruar ai.

“Sëkëndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhsnëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) âsht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm”, vijon postimi i tij.

“Tërnava lë t’i kqyrë punët e veta!”, përfundon Matoshi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco