Krerët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor sot raportojnë para deputetëve

Krerët e Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor sot raportojnë para deputetëve

08:05, 21/09/2022
Kreu i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe kreu Këshillit Prokurorial të Kosovës raportojnë para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore.
 
Ky raportim do të zhvillohet nga ora 10:00, në Kuvendin e Kosoës.
 
Në fund të gushtit ishte raportuar për dhunimin e një 11 vjeçareje nga nga pesë persona, në Prishtinë.
 
Të gjithë u arrestuan brenda dy ditëve.
 
Por, në vazhdim dolën raportime se ajo ishte dhunuar edhe në qershor nga 6 persona. Të gjithë ishin arrestuar.
 
Pastaj ishte arrestuar edhe një tjetër, për ta çuar në 12 numrin e të arrestuarve.
 
Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se “11 vjeçare ishte dhunuar për një vit”.
 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco