E publikuan pasurinë e tij milionëshe, anëtari i KPK-së paralajmëron padi

E publikuan pasurinë e tij milionëshe, anëtari i KPK-së paralajmëron padi

13:27, 07/09/2022

Disa aktivistë kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe zyrtarë qeveritarë kanë shpërndarë pasurinë e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, nëpëmjet një fotografie në rrjetet sociale.

Sipas kësaj kjo pasuri tij duket se është milionëshe.

Beka në një prononcim për Klankosova.tv tha se kjo është nxitur nga njerëzit e interesit abuziv.

Ai paralajmëroi se këta persona do të ndiqen penalisht për shpifje.

“Nga një veprim i imi ligjor që këto ditë kam marr ndaj disa personave që janë pjesë e grupeve të interesit abuziv, janë shfaqur edhe reagimet e tilla shantazhuese, të cilët nuk e din realitetin ose me dashje bëhen pjesë e abuzimeve që i kam atakuar në të mirë të interesit të përgithshëm. Por, ndaj këtyre organizatorëve të shantazhit së shpejti do të parashtroj mes tjerash edhe PADI PËR SHPIFJE DHE FYERJE në organet e sistemit të drejtësisë” – tha Beka.

Anëtari i KPK-së theksoi se pasuria e tij është publike dhe e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit nga viti 2017-të.

Beka, i cili është profesor universitar tha se si anëtar i Këshillit Prokurorial është zgjedhur në vitin 2020-të nga Fakultetet e Drejtësisë.

“Pasuria ime është e deklaruar dhe është publike nga viti 2017 në AKK dhe është e krijuar nga puna ime mbi 30 vjeçare. Sa për informatë: Për herë të parë në karrierë në institucione publike/ shtetërore si zyrtar i lartë publik jam kyçur në vitin 2017 (në institucione universitare) dhe kur në shtator 2020 kam filluar angazhimin tim si anëtar i KPK nga Fakultetet e Drejtësisë në Kosovë i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”- tha Beka.

“Ju njoftoj se i kam atakuar në të kaluarën, jam duke i atakuar në të sotmen dhe do t’i atakoj ligjërisht edhe në të ardhmen të gjithë ata që abuzojnë sikurse në rastin konkret, ku kemi të bëjmë me një grup të interesit abuziv që bashkëpunon mes vete pavarësisht dallimeve partiake që i kanë”.

Deklarimin e pasurisë në AKK mund ta gjeni KËTU 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco