Lajçak takohet me Kurfurst, flasin për planet e Çekisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor

Lajçak takohet me Kurfurst, flasin për planet e Çekisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor

12:12, 06/09/2022

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur në takim zëvendësministrin e ri të jashtëm çek, Jaroslav Kurfurst.

Lajçak këtë takim e cilësoi si interesant dhe mjaft të dobishëm.

Ai, përmes një postimi në Twitter, tregoi se me Kurfurst foli edhe për planet e Çekisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor.

“Patëm një takim interesant dhe shumë të dobishëm me të sapoemëruarin ministër i Jashtëm i Çekisë, Jaroslav Kurfürst. Ne përditësuam njëri-tjetrin për agjendat tona dhe planet e Çekisë në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco