Molliqaj për Kurtin: Humbës i madh e arrogant, as i luftës as i paqes

Molliqaj për Kurtin: Humbës i madh e arrogant, as i luftës as i paqes

20:30, 24/08/2022

Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar këtë të fundit si humbës të madh.Kështu ka deklaruar Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shtuar se i pari i qeverisë, sipas kryetarit të PSD-së, nuk është as i luftës e as i paqes.

Tutje në postimin e tij, Molliqaj ka deklaruar se kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare, duke e cilësuar edhe si arrogant.

Postimi i plotë:

Kurti ky humbës i madh

As i luftës, as i paqes. I tillë është Kurti. E tillë do të jetë marrëveshja.

Pa destinacion final.

Pa zgjidhje të qëndrueshme.

Pa mundësi paqeje mes dy vendeve.

Pa ecje integruese drejt BE.

Pa njohje nga Serbia.

Ky degradim i shtetësisë së Kosovës e fuqizon frymën e rezolutës 1244. KFOR-i në pushtet kufitar.

E kryeministri ka kohë të tallet me opozitën parlamentare. Arrogant. Dëshiron të fitojë luftën e ngushtë lokale, por e ka humbur atë madhore, finalen. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco