Haxhiu: Mbështetja për strehimoret e viktimave të dhunës, jetike

Haxhiu: Mbështetja për strehimoret e viktimave të dhunës, jetike

20:18, 24/08/2022

Ajo ka bërë të ditur se Ambasada Amerikane ka mbështetur me 200 mijë euro strehimoret e viktimave të dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar se mbështetja për strehimoret e viktimave të dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit është jetike për funksionimin e duhur të tyre.

“Duke qenë që për herë të parë adresimi i dhunës në familje është prioritet i Qeverisë, sot së bashku me përfaqësueset e strehimoreve, falënderuam Ambasadën Amerikane për mbështetjen në vlerë prej 200 mijë euro për strehimoret”, ka shkruar ministrja në Facebook.

Haxhiu është shprehur e lumtur që në këtë rrugëtim aq sfidues siç tha kanë mbështetjen e parezervë të partnerëve serioz e strategjik.

“Vetëm bashkimi i gjitha forcave do të ndryshojë gjendjen dhe do të minimizojë rastet e dhunës në familje”, përfundoi Haxhiu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco