Kajari e njoftoi Kurtin për praninë e KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit

Kajari e njoftoi Kurtin për praninë e KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit

20:05, 24/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajari.

Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.

Kurti dhe Sveçla falënderuan Gjeneral Major Kajarin për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht javëve të fundit.

Gjeneral Major Kajari e njoftoi Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

U ritheksua gatishmëria për komunikim, bashkërendim të veprimeve e bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco