Çitaku 'ironizon' me deklaratën e Kurtit, tregon për çka e ka marrë atë malli

Çitaku 'ironizon' me deklaratën e Kurtit, tregon për çka e ka marrë atë malli

19:28, 24/08/2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar me deklaratën e fundit të kryeministrit Kurti, pasi u shpreh se e kishte marrë malli për opozitën. 

Kështu, edhe Çitaku ka listuar përmirësimet për të cilat “e ka marrë malli” t’i shohë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku, ndër të tjera, ka përmendur investimet kapitale në Kosovë, rritjen e pagave dhe reduktimet e rrymës.

Ajo i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të punojë më tepër drejt përmirësimit të këtyre problemeve në Kosovë e të mos i thumbojë aleatët e Kosovës në konferenca shtypi.

“Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet”, shkroi Çitaku.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke komentuar vizitën e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës, u përgjigj me ironi, duke thënë se e ka parë dje që përveç tij, malli për opozitën e kishte marrë edhe Escobarin.

“E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një çështje kaq madhore si sovraniteti, reciprociteti, dialogu kemi pozitë e opozitë”, është shprehur Kurti.

Postimi i saj i plotë:

Mua për shembull më ka marrë malli me pasë investime kapitale në Kosovë. Kjo qeveri ka
shpenzuar vetëm 9%të buxhetit.

Më ka marrë malli me u rritë rrogat për mësuesit, mjekët, policët;

Më ka marrë malli mos me u shtrenjëtu e mos me u ndalë rryma në pikë të verës;

Më ka marrë malli mos me pasë infalcion marramendës në produkte bazike;

Më ka marrë malli me u koordinu me aleatët tanë, e jo me i thumbu në konferenca për shtyp.

Kryeministër, lej foret. Puno najsen. Nëse nuk din pyet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco