Matoshi: Temat që na afrojnë më islamin politik dhe na largojnë nga Perëndimi janë agjendë ruse

Matoshi: Temat që na afrojnë më islamin politik dhe na largojnë nga Perëndimi janë agjendë ruse

18:44, 24/08/2022

Analisti Halil Matoshi ka folur për agjendën e ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjerash, Matoshi ka thënë se në agjendën ruse sa i përket shqiptarëve të Kosovës janë edhe debatet për temat që na afrojnë me islamin politik.

“Le të dihet: Në agjendën e ndikimit rus në rajon dhe luftës hibride, për sa u takon shqiptarëve dhe Kosovës, janë: 1. Nxerrja në pah e temave dhe debateve që na afrojnë me islamin politik; 2. Dhe largimi eventual i kosovarëve nga Perëndimi”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë kontekst, qëndrimet kinse të forta në dialogun me Serbinë, që na largojnë nga pozicionet amerikane në qasjen ndaj Beogradit, përkatësisht karshillaku i kryeministrit Kurti me Perëndimin, përmbushin këtë agjendë ruse.

Matoshi ka thënë se politikat tjera ditore dhe dëmet eventuale mund të riparohen.

Në fund, analisti ka shpërndarë edhe nëj foto ku shihen ambasadori Hill dhe Petrich si përfaqësues të Grupti të Kontaktit me presidentin Ibrahim Rugova në Konferencën e Rambujesë.

“Ambasadorët Hill dhe Petrich si përfaqësues të Grupit të Kontaktit me Presidentin Rugova në Konferencën e Rambouillet, ku u hodhë në letër projekti ndërkombëtar i shtetkrijimit në Kosovë”, ka shkruar Matoshi.

Njoftimi i plotë:

Le të dihet: Në axhendën e ndikimit rus në rajon dhe luftës hibride, për sa u takon shqiptarëve dhe Kosovës, janë:

Nxjerrja në pah e temave dhe debateve që na afrojnë me Islamin politik;
Dhe largimi eventual i kosovarëve nga Perëndimi.

Në këtë kontekst, qëndrimet kinse të forta në dialogun me Serbinë, që na largojnë nga pozicionet amerikane në qasjen ndaj Beogradit, përkatësisht karshillaku i Kryeministrit Kurti me Perëndimin përmbushin këtë axhendë ruse.

Të tjerat janë politika ditore dhe damet eventuale munen me u riparu.

————————————-

Ambasadorët Hill dhe Petrich si përfaqësues të Grupit të Kontaktit me Presidentin Rugova në Konferencën e Rambouillet, ku u hodhë në letër projekti ndërkombëtar i shtetkrijimit në Kosovë…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco