Rrusta e PSD-së: Kurti është arrogant 'se e ka pa që e ka nënshtru opozitën'

Rrusta e PSD-së: Kurti është arrogant 'se e ka pa që e ka nënshtru opozitën'

17:43, 24/08/2022

Teutë Rrusta nga PSD, sot në emisionin “Frontal” të t7, ka folur rreth takimit të 18 gushtit mes Kurtit e Vuçiqi dhe vizitat e Lajçakut e Escobarit në Kosovë.

Rrusta tha se opozita në Kosovë i beson blanco Qeverisë Kurti.

 

“Ne si qytetarë kemi pasiguri, sepse nuk shohim asnjë plan zhvillimor, nuk shohim një përfytyrim për vendin se ku kemi me shkuar pas dy viteve…, s’kemi asgjë nga këto dhe na kërkohet që t’i besojmë blanco qeverisë, jo kështu i beson kjo opozitë e cila ka vendos me mbështet pavarësisht”, tha Rrusta.

Ajo tha se Kurti si profil politik është arrogant “se ka shumë numra në parlament dhe e ka pa që e ka nënshtru opozitën”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco