Lushaku: Qeveria Kurti e paaftë për t’i menaxhuar krizat e brendshme

Lushaku: Qeveria Kurti e paaftë për t’i menaxhuar krizat e brendshme

23:46, 23/08/2022

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka drejtuar një sërë akuzash drejt qeverisë lidhur me krizat e fundit që po kalon vendi.

Lushaku-Sadriu, në Edicionin Special në Klan Kosova, deklaroi se Qeveria Kurti është e paaftë për të menaxhuar krizat e brendshme.

“Ne po e shohim që jo veç në dialog, por edhe në çështjet tjera kjo qeverisje po jep të dhëna që është shumë e paaftë për t’i menaxhuar krizat. Po ashtu është e paaftë për të krijuar platforma strategjike dhe vizionare për shumë probleme dhe kriza që janë krijuar që nuk po arrijnë të menaxhohen e lëre më të dilet nga to”.

“Është e pashembullt ndonjëherë se si një qeveri është kaq e paaftë për t’i menaxhuar krizat e brendshme, duke filluar nga inflacioni, zhvillimi ekonomik e të tjera”.

Lushaku-Sadriu, mes tjerash, thotë se nga qeveria nuk kemi parë asnjë platformë mbi dialogun dhe se për këtë proces duhet të jenë transparent.

“Si parti kërkojmë transparencë dhe është e rëndësishme që qeveria të ketë një transparencë dhe planifikim dhe një zotim të gjithë procesit. Është e rëndësishme që në këtë proces [dialogun] ne si shtet të dalim të përgatitur dhe të nxjerrim maksimumin nga të gjitha pikat që kërkohet nga ne” tha Lushaku-Sadriu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco