Çfarë po ndodh në Krime dhe kush po ikën?

Çfarë po ndodh në Krime dhe kush po ikën?

11:13, 19/08/2022

Një seri shpërthimesh në gadishullin e Krimesë kanë shkaktuar panik për rusët që jetojnë në rajonin e pushtuar, me trafik rekord të raportuar në Urën e Kerçit.

Shpërthime u raportuan në rajon dhe gjatë natës - shpërthimi i tretë në dhjetë ditë.

Të paktën katër sulme u dëgjuan rreth bazës ajrore Belbek pranë Sevastopolit, e cila është përdorur për të ngritur sulme kundër trupave ukrainase.

Të martën e kaluar, baza ajrore Saky pranë Dzhankoi u godit dhe nëntë avionë luftarakë rusë u shkatërruan.

Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmet, por Sky News kupton se kjo e fundit ishte vepër e forcave speciale ukrainase.

Sulmet kanë shkaktuar panik në rajon, i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Dhjetëra mijëra njerëz janë përpjekur të largohen nëpërmjet urës Kerç që lidh Krimenë me Rusinë.

Në një ditë, një rekord prej 38,000 makinash u vu re qw po largoheshin nga Krimea.

Harta më poshtë detajon vendndodhjen e rrugës, e quajtur edhe Ura e Krimesë:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco