Pagat e majme dhe ato që lënë për të dëshiruar, sipas Projektligjit për Pagat

Pagat e majme dhe ato që lënë për të dëshiruar, sipas Projektligjit për Pagat

12:34, 18/08/2022 Nga Sh.A.

Qeveria e Kosovës e ka hartuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Në këtë projektligj të ri shihen ndryshime të mëdha në koeficientin e pagave për krerët e shtetit, të cilëve u rritet paga bazë.

Por, ndryshime në paga janë bërë edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, si dhe në arsim e shëndetësi përveç të tjerave.

Më poshtë keni listën e ndryshimit të pagave në bazë të koeficientit në sektorë të ndryshëm, duke i përllogaritur secilin koeficient me vlerën 120 euro, shkruan Syri.net Kosova

FSK, Policia dhe Dogana:

Sipas projektligjit të ri, pas hyrjes në fuqi të tij, edhe komandanti i FSK-së do të ketë rritje të pagës dhe koeficienti i tij do të jetë 15.

Gjenerallejtënanti në FSK, 14.5

Ushtari do ta ketë koeficientin e pages 5, ndërsa kadeti i FSK-së (rekruti) do ketë 2.

Drejtori i Policisë me këtë projektligj do ta ketë koeficientin e pagës 14.5, njësoj sikurse edhe Drejtori i Doganës, ndërkaq polici do ta ketë 4.4 e polici i ri 4.2

Drejtori i Departamentit në Polici, 11.2

Koloneli, 10.2

Sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial:

Gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese do ta kenë koeficientin e pagës 16.4.

Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetari i Komisionit të Pavarur për Media dhe Avokati i Popullit kanë koeficientin 16.2

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit ka koeficientin 13.8

Kryetari i Gjykatës Supreme, koeficienti 17

Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, koeficienti 16.5

Gjyqtari i Gjykatës Supreme dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit /Kryetari i

Gjykatës Komerciale kanë koeficientin 15.5

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit / Gjyqtari i dhomës së shkallës së dytë të Gjykatës Komericale dhe Kryetari i Gjykatës Themelore kanë koeficientin 13.4

Inspektori/Eksperti Gjyqësor kanë koeficientin 9.4

Kryeprokurori i Shtetit, koef.17

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, 16.5

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Prokurori i Prokurorisë Speciale, kanë koeficient 15.5

Prokurori i Prokurorisë së Apelit dhe Kryprokurori i Prokurorisë Themelore kanë koeficient 13.4

Arsimi Universitar dhe Parauniversitar:

Rektori ka koeficientin 14.2, Pro-Rektori 13, Dekani 12.8, ndërsa Pro-Dekani 12.6

Profesori i rregullt ka koeficient 12.4, profesori asistent ka 10.4, ndërkaq Asistenti i ri 6.6

Drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët, Zv/drejtori i Shkollës së Mesme të Lartë kanë koeficient 6.2, ndëkaq Zv/drejtori i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët kanë koeficientin 6

Mësimdhënësi në Shkollë të Mesme të Lartë ka koeficient 5.8, ndërsa Pedagogu / Psikologu kanë koeficient 5.7

Mësimdhënës në Shkollë fillore dhe të Mesme të Ulët, koef.5.6, ndërkaq Sekretari i Shkollës ka 5.5

Mësimdhënësi në institucionet parashkollore ka koeficient 5.2, ndërkaq Edukatori ka 5.

Sistemi Shëndetësor

Mjek specialist, Mjek specialist i Mjekësisë Familjare, Stomatolog Specialist, Farmacist specialist, Farmacist Klinik kanë koeficient 12

Mjek në Specializim, 8

Mjek i përgjithshëm, Stomatolog, Farmacist, 7.4

Psikolog Klinik, 7.2

Fizioterapeut, Logoped, Radiologji diagnostike, Mjekësi sanitare, kanë koeficient 6

 Kryeinfermieri ka koeficient 6

Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi:

E, Qeveria Kurti është përkujdesur që t’i rrisë pagat bazë për vete dhe udhëheqësit e tjerë shtetërorë.

Me projektligjin e ri, tashmë shefi dhe zëvendësshefi i stafit të presidentit, koeficientin do ta ketë 13, kurse shefi i stafit të kryeministrit dhe Kuvendit të Kosovës, koeficientin do ta kenë 12.4.

Po ashtu, secili prej tyre do të mund të marrë edhe shtesa tjera mbi pagë, varësisht prej angazhimit që kanë.

Qeveria Kurti është përkujdesur që t’i rrisë pagat bazë për vete dhe udhëheqësit e tjerë shtetërorë.

Koeficientin më të lartë do ta ketë presidenti i vendit, i cili do të jetë 18, i pasuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, me 17.5.

Duke e bërë përllogaritjen me 120 euro sa është thënë publikisht deri më tash se është vlera e një koeficienti, atëherë i bie që presidentja Vjosa Osmani ta ketë pagën bazë 2 mijë e 160 euro, pa i llogaritur edhe shtesat që mund t’i marrë brenda një muaji.

Me koeficient 17 është paraparë të jetë paga bazë e Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, që e përllogaritur me vlerën e deritashme të koeficientit prej 120 euro, i bie që Glauk Konjufca e Albin Kurti pagën bazë ta kenë nga 2 mijë e 40 euro, pa i llogaritur gjithashtu edhe shtesat e tjera që do të mund t’i marrin brenda muajit.

Sipas projektligjit të ri për paga, tani e tutje edhe zëvendëskryeministrat, ministrat dhe deputetët do të kenë pagë bazë më të lartë.

Deputetët dhe ministrat koeficientin do ta kenë 16.4, dhe paga bazë mujore e tyre, pa shtesa, parashihet të jetë 1 mijë e 968 euro.

Duhet theksuar se Sindikatat e ndryshme në vend kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë projektligj, duke paralajmëruar edhe protesta e greva.

Më poshtë, dokumenti që tregon secilën pozitë dhe koeficientin e ri:

ImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco