Serbët kërkojnë që Kurti e Vuçiq në takimin e radhës të diskutojnë për të pagjeturit (VIDEO)

Serbët kërkojnë që Kurti e Vuçiq në takimin e radhës të diskutojnë për të pagjeturit (VIDEO)

08:34, 14/08/2022

Në Serbi, familjet e personave të pagjetur kanë pritje që ky problem të trajtohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq në Bruksel.

Mirëpo atje refuzohet ideja që termi ‘të zhdukur me dhunë’ të përfshihet në një marrëveshje eventuale mes dy vendeve.

Familjet e personave të pagjetur presin që ne procesin e dialogut te zgjidhet problemi që ka mbajtur pezull prej vitesh ata që kanë humbur të dashurit e tyre.

Gordana Gjikanoviq, nga Shoqata e personave të pagjetur thotë se familjet nuk kanë kujt t’i besojnë përveç krerëve të Prishtinës dhe të Beogradit.

“Fatmirësisht ata takohen javën e ardhshme. Nëse është kjo teme, për neve është e rëndësishme të arrihet një marrëveshje, e cila do të detyron që të behet diçka konkrete”, tha Gordana Gjikanoviq për RTK.

A është takimi i ardhshëm Vuçiq-Kurti një shans nuk dihet, sepse nuk ka një konfirmim zyrtar për rendin e ditës.

Mirëpo, disa media shkruajnë se mund të nënshkruhet një deklaratë për çështjen e të pagjeturve. Megjithatë, deri tani vetëm një fjalë i ndan palët nga marrëveshja. Serbia nuk pranon kërkesën e Kosovës për të futur fjalën “të zhdukur me dhunë”.

“Ligjërisht, nuk ka rëndësi nëse thuhet se dikush është zhdukur me force, ai thjesht u zhduk. Politikisht, fjalë “me force” jep një kontekst politik atij që është zhdukur. Ne fund, është një problem artificial dhe duhet shikuar nga këndvështrimi i viktimave, pra familjarëve të tyre. Ata, pavarësisht nga kombësia e tyre, duan të gjejnë eshtrat e të dashurve të tyre”, tha Aleksandar Ollenik, Jurist.

Përfaqësuesit e familjeve janë shqetësuar sepse proceset e kërkimit të lokacioneve, identifikimit dhe ndjekjes penale kanë ngecur për një kohë të gjatë. Prandaj po pyesin, a po kërkohet justifikim apo mënyrë për të zgjidhur problemin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco