'Kosova dhe Serbia nuk i besojnë njëra tjetrës'

'Kosova dhe Serbia nuk i besojnë njëra tjetrës'

08:00, 13/08/2022

Për Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka një problem të madh, sipas tij problemi në këtë rast është mosbesimi që kanë të dy palët ndaj njëri tjetrit.

E mu për këtë arsye, Pahor thotë se ai personalisht e ka shumë të vështirë të ofrojë zgjidhje kur në mes të palëve ka një mosbesim kaq të madh.

“Unë e mbështes dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jam në kontakt me të dyja palët dhe e shoh se sa e vështirë është manovrimi kur në mes të palëve ka një mosbesim”, ka thënë Pahor gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve turke “Anadolu Agency”.

Sipas Pahor në mes të palëve momentalisht nuk ka dialog, e si refernc për këtë presidenti slloven e jep situatën e fundit në Veriun e Kosovës, pas fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave dhe reciprocitetit me kartat e identitetit.

“Nëse nuk ka dialog të fortë, gjithmonë ekziston rreziku që ngjarje të tilla të rrisin tensionet. Mundohem t’i inkurajoj palët që të bëjnë më të mirën e tyre sepse marrëveshja e paqes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e rëndësishme jo vetëm për paqen dhe stabilitetin e dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin”, tha Pahor.

Në planin afatgjatë sipas Pahor, mënyra e vetme për t’i zgjidhur problemet në Ballkanin Perëndimor është anëtarësimi i tyre në Bashkimin Evropian.

“Zgjidhja e vetme është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE. Mendoj se BE-ja duhet të bëjë më shumë. Proces të njëjtë e shohim edhe në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe në tensionet midis grupeve të caktuara etnike në Bosnjë e Hercegovinë, ku zgjedhjet priten me ankth. Në planin afatgjatë, e vetmja rrugë për zgjidhjen e këtyre problemeve është përshpejtimi i procesit të anëtarësimit në BE”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco