Donika Gërvalla 'blen' fotografi të Vjosa Osmanit

Donika Gërvalla 'blen' fotografi të Vjosa Osmanit

20:56, 10/08/2022

Vendosja e fotografisë së presidentes Vjosa Osmani nëpër zyra të shtetit është e obliguar me Ligjin për Protokollin e Shtetit. 

Disa fotografi të Osmanit tash i ka blerë edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, duke shpenzuar 850 euro. 

Vjosa Osmani e Donika Gërvalla drejtojnë dy institucione të rëndësishme të shtetit. Njëra është presidente e tjetra kryediplomate. 

Por, para se të marrin pozita shtetërore, Osmani e Gërvalla e kanë formuar edhe Listën “Guxo”.

Jo për hir të miqësisë, por të ligjeve shtetërore, ministrja Gërvalla është e detyruar që ta mbajë në zyre fotografinë e presidentes Osmani.

Ndonëse Vjosa Osmani ka kohë që ka e marrë detyrën e presidentes, ministria e Gërvallës tash ka hapur tender për furnizim me fotografi.

Në njoftimin e shpallur në KRPP tregohet se për blerjen e këtyre fotografive do të shpenzohen 850 euro, shkruan Demokracia.

“Furnizimi me fotografi të Presidentes së Republikës së Kosovës. Vlera e përgjithshme e kontratës 850,00 euro. Data e nënshkrimit të kontratës: 01.08.2022 Numri i tenderëve te pranuar: 1. Emri zyrtar: G.I.Grafo – Loni SH.P.K”, thuhet në njoftimin e shpallur.

Sipas njoftimit, me këto para do të blihen 20 foto dhe 20 korniza me xham. Po ashtu, edhe disa shenja sinjalizuese.

“Furnizimi me kornizë së bashku me xham, sipas Protokollit Copë 20. Fotografia e Presidentes së Kosovës, sipas Protokollit copë 20. Furnizimi me shenja sinjalizuese me përshkrimin “Ndalohet hyrja e pa autorizuar 60×20 cm copë 2”.
Zyra e Presidentes kishte njoftuar se fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

“Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se Lista ‘Guxo’ ishte formuar vitin e kaluar nga presidentja Vjosa Osmani. Lista ‘Guxo’ së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje janë renditur të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, me 438 mijë e 335 vota apo 50,28 për qind.

Anëtarët e Listës Guxo të Vjosa Osmanit, të bashkuar arritën t’i kalojnë vetëm një palë zgjedhje, ato të shkurtit 2021, të cilat nxorën rezultate interesante. 

Vjosa Osmani u bë politikania më e votuar në atë kohë.

Me të marrë detyrën e presidentes, Osmani hoqi dorë nga drejtimi i kësaj iniciative. 

Disa muaj më pas, përbrenda kësaj liste u krijuan shumë pakënaqësi. Tash kjo listë drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco