Këshilltari i Konjufcës: Imagjinojeni sikur kryetari i Prishtinës të ishte nga Vetëvendosje

Këshilltari i Konjufcës: Imagjinojeni sikur kryetari i Prishtinës të ishte nga Vetëvendosje

13:18, 04/08/2022

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të kryekuvendarit, Glauk Konjufca, ka reaguar për vendimin e Komunës së Prishtinës, për pagesën prej 12 milionë eurove për konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të kryeqytetit.

Ai në Facebook ka shkruar se qytetarët e Prishtinës nuk e kanë luksin që rreth 5 për qind të buxhetit ta dërgojnë në konsulencë.

Kërçeli ka shtuar: “Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje.”

Postimi i plotë:

Prishtina e përjetimeve! 12 milionë euro per konsulencë me pritu me i shkru zerot se le ma me mendu që vetëm për konsulencë  A e kane lluksin qytetarët e Prishtinës që 4-5 % buxhetit të Komunes me dërgu në konsulencë? Konsulencë për çka? Për me kriju një shërbim brenda komunës, konsulence se qysh me kriju ai shërbim, i bie qe as mu kriju me këto mjete jo. Veç imagjinojeni sikur kryetari të ishte nga Vetëvendosje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco