Hoxhaj – Kurtit: A do ta krijosh Asociacionin me veprimet e fundit në Veri?

Hoxhaj – Kurtit: A do ta krijosh Asociacionin me veprimet e fundit në Veri?

11:24, 04/08/2022

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se çfarë po dëshiron të arrijë me “veprimet e fundit në Veri”.

Hoxhaj në seancën e sotme të Kuvendit pyeti nëse qëllimi është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Cili është zingjiri i ngjarjeve që do të prodhohet, edhe me takimin e gushtit, edhe me situatën e 1 shtatorit? A është qëllimi që me e kriju Asociacionin, që me kriju fakte në terren vet ata kriminelë? Një pjesë të tyre i keni edhe në Qeveri, se Rakiqi po flet”, tha Hoxhaj.

Ish-kryediplomati tha se ka rrezik që tani çështja e dialogut të shndërrohet në çështje të sigurisë.

“Nëse kryeministri po thotë se qëllimi i tij është që njohja e ndërsjellë të jetë në qendër, jo në fund, frika ime është se pas të dielës kryeministri ka me u marrë në dialog me problemet që i ka krijuar vet”, tha Hoxhaj.

Ai i kërkoi Kurtit përgjigjje se “si do të dalë nga kjo situatë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco