“Serbët ikën si lepuj”, thoshte Millosheviçi për “Stuhinë” kroate

“Serbët ikën si lepuj”, thoshte Millosheviçi për “Stuhinë” kroate

10:53, 04/08/2022

Sot Serbia e vajton për “spastrim etnik” dhe si “datë të rëndë popullin serb”, por si e komentonte Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç operacionin “Stuhia” të cilën Serbia e sotme e përdor për të defamuar Kroacinë?

Në transkriptat e publikuara asokohe nga mediumi “B92” Millosheviçi dhe gjeneralët e tij ushtarakë fajësonin serbët “për rënien e Krajinas”, sepse, siç thonin ata, “serbët nuk kishin provuar as të mbronin veten”.

Monologu i Millosheviçit dhe fjalimi i tij akuzues adresuar ndaj Milan Martiç ishte bërë në një takim me lidershipin e serbëve të asaj zone në seancën e Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë më 14 gusht, 1995, pas operacionin “Stuhia”.

“Ata [serbët] ikën si lepuj, dhe tani duan që Jugosllavia t’i mbrojë. Ata më shumë u zhdukën duke ikur me popullatën se sa do të ishin zhdukur duke mbajtur frontin”, thoshte Millosheviç.

“Ju lutem, gjashtë mijë kroatë e mbrojtën Vukovarin për gjysmë viti. Tërë Ushtria e Parë sulmoi, forca ajrore, mrekulli, e gjithë forca që JNA-ja kishte, dhe ata as që e mbrojtën Kninin, të cilës mund t’i afrohesh nga tri drejtime, ata [serbët] as që ia dolën të mbrojnë veten për 12 orë”.

“Po të bënim atë gjënë idiote t’i ndihnonim atë ditë, kush do të arrinte në Knin në mbrëmje për t’i ndihmuar? Çështja është, kush e mori atë vendim që lidershipi i Krajinas të ikë nga Krajina?”, ishte shprehur asokohe krimineli i luftës, Slobodan Millosheviçi

Operacioni Stuhia ishte beteja e fundit madhore për Luftën e Kroacisë për Pavarësi dhe vendimtarja për fitoren e Ushtrisë Kroate ku sulmi u bë ndaj fronit 630-kilometërsh kundër proto-shtetit të vetëdeklaruar serb të së ashtuquajturës “Republika Serbe e Krajines”.

Operacioni Stuhia u nis më 4 gusht dhe u konkludua më 7 gusht, ndonëse jo edhe përfundimisht deri më 14 gusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco