Kurti për situatën në Veri: Kur hiqen të gjitha barrikadat do të shtyhet vendimi për 30 ditë

Kurti për situatën në Veri: Kur hiqen të gjitha barrikadat do të shtyhet vendimi për 30 ditë

13:10, 01/08/2022

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka folur për situatën e tensionuar në Veri të vendit.

Ai ka deklaruar se nëntë barrikada me njerëz të armatosur kanë ndaluar qytetarët me automjete e ata këmbësorë, dhe shtoi se strukturat ilegale janë bërë banda kriminale e agresive si kurrë më parë.

Kurti tha se pikat në Bërnjak e Jarinjë ende janë të bllokuara.

“E përsëris zotimin se në momentin që hiqet barrikada dhe vendoset liria e lëvizjes në të gjitha rrugët shtyhet vendimi i qeverisë për reciprocitetin për dokumente”, tha Kurti.

Ai shtoi se dhuna nuk do të tolerohet dhe se dhunuesit do të përballen me ligjin.

“Nuk do të lejojmë destabilzimin e rendit të Republikës sonë”, tha Kurti.

Ai tutje tha se e çmon lart shqetësimin e ambasadorit amerikan i cili kontribuoi në zbutjen e gjendjes, duke mbështetur qeverinë dhe vendimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco