Serbët shpallin ‘Republika Srpska’ në Kosovë, Vuçiç dhe Rama fusin veriun te 'Ballkani i Hapur'

Serbët shpallin ‘Republika Srpska’ në Kosovë, Vuçiç dhe Rama fusin veriun te 'Ballkani i Hapur'

13:03, 01/08/2022

Pas orësh të tëra me tensione në veriun e Kosovës, mëngjesi i ka gjetur katër komunat të mbushura me parulla dhe me tabela

Të katër komunat në veri të Kosovës janë zgjuar me mesazhin “Mirë se vini në Bashkimin e Komunave Serbe”.

Këto mesazhe janë shfaqur në shëtitoren kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe në tabelat në hyrje dhe dalje në katër komuna.

Situata në veri të Mitrovicës u tensionua pasditen e së dielës, një ditë para se në Kosovë të niste organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Vetëm qeveria shqiptare heshti për situatën e krijuar, ndërsa sot Edi Rama vazhdoi të mbrojë nismën e Ballkanit të Hapur.

Reagimi i tij erdhi pasi serbët e veriut të Kosovës ‘shpallën’ ndarjen e tyre dhe krijimin e bashkimit të ngjashëm me Republika Srpska.

Këto ditë, ideatori i Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç ka folur vetëm për luftë dhe fitore në veri të Kosovës.

Kurse Rama duke mbrojtur Ballkanin e Hapur vetëm sa ka konfirmuar se pjesë e kësaj nisme të udhëhequr nga Serbia tanimë është bërë veriu i Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco