Baraliu: Që nga Rambujeja nuk ka pasur veprim më të mirë diplomatik se sa dje nga Kurti

Baraliu: Që nga Rambujeja nuk ka pasur veprim më të mirë diplomatik se sa dje nga Kurti

12:45, 01/08/2022

Njohësi i politikës Bleron Baraliu ka folur në lidhje me tensionet në veri pas vendimit për reciprocitet me Serbinë.

Baraliu ka thënë se veprimi për pezullimin e këtij vendimi është njëri nga hapat me të mirë diplomatik që nga Rambujeja.

“ Duhesh me qenë ose injorant total në politikë ose zemërak i dorës së parë mos me kuptu që shtyerja e masave për një muaj nga qeveria Kurti përbën njërin nga hapat taktik politik e diplomatik më të mençur prej para Rambujesë e deri më sot”.

“Nuk po listoj arsyet, janë shumë, por mjafton të përmend mërgimtarët rrugës, Amerikën, dhe levin e forcuar karshi diplomacisë ndërkombëtare për aksion vendimtar nga 1 Shtatori e më tej! Tani pyetja e vetme është 'nga 1 Shtatori e më tej'. Unë besoj!” ka shkruar Baraliu në facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco