Arianit Koci vjen me një reagim për tensionet në veri të Kosovës – ka një porosi për Serbinë!

Arianit Koci vjen me një reagim për tensionet në veri të Kosovës – ka një porosi për Serbinë!

12:30, 01/08/2022

Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri në Kosovës.

Ai u shpreh se nuk duhet të krijojmë panik nga një grup i qytetarëve serb të cilët krijojnë vetëm trazira.

Avokati përmend që Kosova nuk është në gjendje siç ka qenë të viteve të 90-ta dhe se kemi policinë dhe AKI-n të cilët po kryjnë punën e tyre shumë mirë.

Sipas tij, nëse qeveria serbe, e kupton që ne shqetësohemi për çdo incident që e krijojnë disa serb papaka të rebeluar në veri, vazhdimisht kanë me na kriju probleme të tilla.

Gjithashtu avokati përmend disa raste në botë të qëndrueshmërisë ndaj këtyre sfidave.

Postimi i plotë

Nëse dikush mendon që Serbia e ka lehtë me hy në Kosovë me trupat ushtarake të veta, gabohet rëndë për këto arsye:

1.

Serbia nuk është aq e fortë sa po mendohet.

Edhe atje ka shumë korrupsion, amatorizëm dhe defetizëm në mes të qytetarëve.

Shumica e popullatës në Serbi, nuk jeton mirë dhe nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Vuqiqit.

I njejti është i sukseshëm vetëm në propagandë. Asgjë tjetër.

2.

Kosova nuk është në gjendje çfarë ka qenë gjatë viteve të 90-ta.

Sado që është krijuar përshtypja që jemi të dobët, e vërteta është ndryshe:

Kemi mbi 11.000 pjesëtarë të policisë, e cila funksionon shumë mirë.

Kemi FSK-në, dhe kemi AKI-në. Dyjat, për rrethanat në të cilën gjendemi, funksionojnë në mënyrë perfekte.

Poashtu, kemi një shoqëri homogjene sa i përket çështjeve kruciale lidhur me shtetësinë e Kosovës.

Mbi të gjitha, për sigurinë e Kosovës, përgjegjës është KFOR-i.

3.

Nuk e kuptoj pse ne duhet me kriju panik, nëse një grup rrugaqësh serbë, që njëheresh janë edhe tucana, i bllokojnë disa rrugë në veri të Kosovës.

Nëse qeveria serbe, e kupton që ne shqetësohemi për çdo incident që e krijojnë disa serb papaka të rebeluar në veri, vazhdimisht kanë me na kriju probleme të tilla për mos me na lënë rahat.

4.

Saint Petersburg (ish-Leningradi), me datën 8 shtator të vitit 1941 është rrethuar nga forcat gjermane Wermacht për rreth 900 ditë.

Thuaja asgjë nuk ka mundur ta thejë shtetrrethimin.

Gjatë asaj kohe kanë vdekur kryesisht prej urisë rreth 1 milion banorë të Leningradit.

Shtoja kësaj që gjatë kësaj bllokade kanë vdekur mbi 1.5 milion ushtarë.

Popullata, në mungesë të ushqimit, i kanë hangër së pari kafshët e veta shtëpiake, e pastaj edhe minjtë.

Madje, ka pasur me qindra raste të kanibalizmit.

Gjatë dimrit, janë ngrohur me mobilje që i kanë pasë në banesa.

Sidoqoftë, nuk e kanë humbur shpirtin luftarak dhe vullnetin për me e mbrojtë qytetin.

Në bllokadën më të madhe, me 8 gusht 1942, është mbajtur premiera e Simfonisë nr. 7 të Shostakoviqit.

Koncertet dhe shfaqjet në teatër, kanë vazhduar për krejt kohën e bllokadës.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe në Sarajevë.

Prandaj, kur popullata nuk është me disponim defetist, lufta fitohet.

5.

Policia e Kosovës nuk ka nevojë për përkrahje në Facebook.

Thjesht, po e kryejnë punën e vet.

Çka ka nevojë policia janë sigurimet. Shëndetësore dhe jetësore. Me ja u kriju kushtet elementare, dhe me i lënë të qetë me i kry punët dhe obligimet e veta.

P.s

Policia po përmendet vazhdimisht. Me plot të drejtë!

Por, pak po i hyjmë në hak AKI-së - djemve dhe vajzave, burrave dhe grave patriota dhe profesionista, që nuk po bëjnë gjumë në sy, njejtë sikur policia dhe FSK - për një Kosovë të sigurt.

Bravo të gjithëve!

Kur ju kemi juve, të gjithë jemi të sigurt.

Së paku, une e ndiej vetën të sigurt, kur e di që ju kam juve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco