Pas kërcënimeve të Vuçiqit, serbët fillojnë barrikadimin në veri kundër reciprocitetit për targa

Pas kërcënimeve të Vuçiqit, serbët fillojnë barrikadimin në veri kundër reciprocitetit për targa

18:28, 31/07/2022

Gjatë tërë ditës kishte përplasje nga distanca mes kryeministrit Albin Kurti, e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit, sikurse shumë zyrtarë të tjerë, kanë folur në mënyrë të ashpër kundër vendimit të Qeverisë për reciprocitetin për targa dhe dokumente.

E gjuha e ashpër e Vuçiqit duket t’i ketë ngjallur strukturat paralele e kriminale në veri, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë autoritetet kosovare.

Në orët e pasditës, janë dëgjuar sirenat, të cilat alarmojnë për organizim në kundërshtim të vendimit të Qeverisë.

Siç tregojnë lexuesit e Nacionales, tashmë serbët kanë filluar organizimin në barrikada, të cilat janë taktikë e përdorur shpesh gjatë viteve të kaluara.

E atje, tregojnë lexuesit, janë parë në lëvizje edhe Policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco